Me siguri ju ka ndodhur të gjithëve, por ja çfarë duhet të dini rreth herpesit – Lexo.al

Me siguri ju ka ndodhur të gjithëve, por ja çfarë duhet të dini rreth herpesit

Herpes është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simplex i herpesit (HSV) dhe zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë. Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave. Një nga simptomat më të dukshme është shfaqja e një flluske të vogël në lëkurë. Herpes mund të shfaqet në buzë (herpes oral), në pjesët gjenitale (herpes gjenital) ose në pjesë të tjera të trupit (herpes jogjenital). Ekzistojnë dy lloje të virusit të herpesit gjenital: herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe herpes simplex i llojit 2 (HSV-2). Ky virus mund të transmetohet në çfarëdolloj moshe. Diferenca kryesore ndërmjet të dy llojeve është vendi i zhvillimit. HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vaginale dhe anale. HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Si mund ta dini nëse ju keni herpes gjenital?

Shumë njerëz nuk do të kenë simptoma të dukshme dhe as nuk do të jenë në dijeni që ato mund të jenë në kontakt me virusin. Ato mund t’i vënë re simptomat shumë vonë. Njerëzit mund të infektohen me herpesin gjenital dhe t’jua kalojnë atë të tjerëve edhe pse ato vetë mund të mos kenë simptoma.

Për të tjerët, simptomat e para të herpesit gjenital shfaqen nga 2 deri në 21 ditë pasi ka ndodhur kontakti me virusin e herpesit. Periudha e parë e herpesit gjenital është më e rënda. Kur ju jeni në kontakt me virusin, sistemi juaj imun nuk ka patur kohë për të zhvilluar antitrupat mbrojtës, duke lejuar në këtë mënyrë shumëfishimin e virusit në mënyrë të shpejtë dhe duke shkaktuar simptoma sinjifikative.

Në periudhën e parë të herpesit gjenital, ju mund të vini re simptomat e mëposhtme:

-Gjëndrat tuaja limfatike (poshtë krahëve ose qafës) mund të ënjten;

-Ju mund të keni simptoma në formë gripi, si p.sh: dhimbje muskujsh, lodhje, dhimbje koke dhe temperaturë;

-Ju mund të keni ënjtje, dhimbje ose kruarje përreth zonës gjenitale;

-Ju mund të përjetoni dhimbje gjatë urinimit si rezultat i ndjeshmërisë në zonën tuaj gjenitale.

-Herpesi i anusit ose rektumit, mund të rezultojë në: dhimbje të shpinës, një ndjenjë e menjëhershme për të shkuar në tualet, shkarkim gjaku ose mukoze dhe kapsllëk.

Si është diagnostikuar herpesi?

Diagnostikimi i përshtatshëm i herpesit është esencial për t’u siguruar që ju keni marrë trajtimin e duhur. Diagnostikimi më i saktë bëhet në momentin kur infeksioni i herpesit është aktiv, veçanërisht në momentin e parë që simptomat shfaqen. Ekzistojnë shumë teste për herpesin që kërkojnë marrjen e një mostre ose testin e gjakut. Testi i gjakut mund të tregojë nëse ju keni qenë të ekspozuar ndaj virusit në të shkuarën, por nuk tregon nëse lëndimet janë të shkaktuara nga herpesi. Mostrat mund të tregojnë nëse ju keni herpes apo jo dhe se çfarë lloji është, por nuk tregon nëse është në fazën e parë të infeksionit apo është ripërsëritje. Nëse ju mendoni se mund të keni marrë virusin, shkoni tek mjeku juaj për testim.

Si është trajtuar herpesi?

Nuk ekziston asnjë kurë për virusin e herpesit. Zakonisht simptomat do të zhduken brenda 2 deri në 4 javë dhe nuk do të shkaktojnë dëme afatgjata. Megjithatë, nëse ju jeni duke përjetuar dhimbje sinjifikative, ju duhet të pyesni mjekun tuaj rreth ilaçeve antivirale. Ato mund të reduktojnë kohëzgjatjen, ashpërsinë dhe rrezikun e transmetimit të infeksionit tek partneri. Efektet anësore nga këto ilaçe janë të rralla edhe pse ju mund të keni dhimbje koke dhe përzierje. Ekzistojnë gjëra të tjera që ju mund të bëni për të liruar simptomat, duke përfshirë vrasësit e dhimbjeve siç janë: paracetamoli ose dushi me ujë të ngrohtë e me kripëra.

Cilat janë disa gjendje emocionale të përbashkëta që njerëzit me herpes përjetojnë?

Frika, shoku, shqetësimi dhe fajësimi janë reagimet e zakonshme të njerëzve që zbulojnë se kanë herpes. Ky shok, ndonjëherë e bën të vështirë marrjen e ndonjë këshille nga mjeku kur mësoni për herë të parë rreth infeksionit. Mjekët e kuptojnë këtë, kështu që do të ishte mirë që të shkoni edhe njëherë tek mjeku për të ridiskutuar rreth masave që duhen marrë për menaxhimin e herpesit.

A duhet t’i them partnerit tim që unë kam herpes?

Po. Është e rëndësishme për të diskutuar në lidhje me herpesin gjenital me partnerin tuaj përpara kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Në këtë mënyrë, ju të dy mund të bashkëpunoni për të reduktuar shanset e transmetimit, si p.sh. të filloni përdorimin e prezervativëve. Mund të jetë e vështirë për ju hapja e tematikës, por nga ana tjetër partneri juaj mirëkupton rastet kur ju nuk mund të kryeni marrëdhënie.

Ndonjëherë një partner mund të largohet nga dikush që ka herpes. Megjithatë, pjesa më e madhe e njerëzve reagojnë mirë dhe vlerësojnë respektin që ju keni shfaqur ndaj tyre. Disa partnerë mund të kenë përjetuar herpesin. Në këto raste do të ishte mirë që partneri juaj të bënte testin e gjakut për të parë nëse ato e kanë virusin e herpesit.

A do ta marr unë përsëri herpesin gjenital?

Disa njerëz nuk kanë fare simptoma të herpesit. Kjo është quajtur infeksion joaktiv, kur virusi është fshehur në trup dhe nuk është infektues.

Simptomat e herpesit gjenital rindodhin në disa njerëz dhe gjithashtu episodet e dyta dhe të treta nuk janë aq të rënda sa të parat. Kjo është quajtur infeksion aktiv dhe mund të ndodhë kur sistemi imun është i ulët. P.sh. gjatë kohës së stresit, sëmundjes ose menstruacione-ve, nga çdo gjë që shkakton irritimin e lëkurës.

Kur një person ka herpes gjenital, virusi fle në nerva që kanë si bazë shtyllën kurrizore. Kur virusi riaktivizohet, ai udhëton përgjatë nervave të lëkurës.

Nervat e zonës gjenitale, pjesës së sipërme të kofshëve dhe pjesës së prapme janë të lidhura me njëra tjetrën. Kështu që personi mund të përjetojë lëndime edhe në një nga zonat e mëposhtme:

Vaginë;

Vulvë;

Kofshë;

Penis;

Skrotum;

Testise;

Anus.

Çfarë ndihme tjetër është e pranishme?

Këshillimi

Ju mund të përjetoni një përzierje emocionesh dhe konfuzionesh, pasi ju të keni zbuluar se keni herpes gjenital. Këshilluesi mund t’ju ndihmojë. Këshilltarët me përvojë ndaj herpesit gjenital shpesh mund të kontaktohen përmes klinikave shëndetësore seksuale.

Grupet e suportit

Grupet e suportit të herpesit ofrojnë një mjedis konfidencial rreth diskutimit të çështjeve dhe të informacioneve të të tjerëve që ndodhen në po të njëjtën pozitë.

Interneti

Përveç faqeve mjekësore me informacion të përgjithshëm mjekësor, ekzistojnë shumë faqe interneti që japin informacione në lidhje me herpesin. Kështu që ju duhet të kontrolloni informacionin që merrni me mjekun tuaj. (tiranaobserver.al)

****

Herpesi gjenital: 10 mite të zakonshme

1. Herpesi gjenital është një gjendje e pazakontë

E GABUAR

Herpesi gjenital është një infeksion virusal i zakonshëm që prek një në 8 të rritur. Megjithatë, shumë njerëz me herpesin gjenital, nuk kanë simptoma ose nuk i kanë përcaktuar simptomat e tyre si simptoma të infeksionit të herpesit.

2. Vetëm njerëzit imoralë bartin herpesin gjenital

E GABUAR

Herpesi gjenital është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (STI), dhe shansi i marrjes së tij rritet, me numrin e partnerëve seksualë, që ju keni pasur në jetë. Megjithatë, ju mund ta merrni atë edhe nëse ju keni pasur vetëm një ose dy partnerë seksi. Në kontrast me STI-të e tjera, virusi i herpesit gjenital, vazhdon në trup për një kohë të pacaktuar dhe mund të bartet për shumë vite, ose ndoshta për gjithë jetën.

3. Prezervativët parandalojnë herpesin gjenital

E GABUAR

Prezervativët reduktojnë rrezikun e zhvillimit të herpesit gjenital dhe ato duhet të përdoren, por ato nuk e largojnë plotësisht rrezikun. Kjo ndodh për shkak se prezervativët nuk mbulojnë të gjithë zonën në të cilën është përhapur virusi.

4. Ju gjithmonë e dini se kur keni herpes gjenital pasi keni dhimbje

E GABUAR

Herpesi gjenital prek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme – disa njerëz kanë ulcerë, por disa të tjerë nuk kanë fare simptoma. Vetëm një numër i vogël njerëzish me herpesin gjenital e njohin infeksionin. Pjesa më e madhe e njerëzve me infeksionin e herpesit gjenital, kanë disa simptoma, por nuk e dinë shkakun e herpesit, ndërkohë që të tjerët nuk kanë asnjë simptomë.

5. Herpesi gjenital nuk mund të trajtohet

E GABUAR

Edhe pse herpesi gjenital nuk mund të kurohet, ajo është një gjendje e menaxhueshme, që mund të trajtohet. Tabletat antivirale mund të ndihmojnë në ndalimin e virusit të herpesit gjenital nga shumëfishimi dhe mund të ndihmojnë në ndalimin e ripërsëritjes dhe në reduktimin e mundësisë së transmetimit të herpesit gjenital tek partneri.

6. Herpesi gjenital mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës

E GABUAR

Herpesi gjenital nuk është i lidhur me kancerin e qafës së mitrës. Kanceri i qafës së mitrës është i lidhur me një virus tjetër, që quhet HPV (human papiloma virus). Ky virus është gjithashtu seksualisht i transmetueshëm. Gratë duhet të bëjnë Pap teste të rregullta për të zbuluar shenjat e hershme të kancerit të qafës së mitrës.

7. Një test i plotë STI-je zbulon herpesin gjenital

E GABUAR

Një test i plotë STI-je, nuk përfshin domosdoshmërisht, një test për herpesin gjenital. Mënyra më e mirë për të bërë diagnozën e herpesit gjenital është duke shkuar tek mjeku kur simptomat shfaqen. Një ekzemplar do të merret dhe do të dërgohet për analizë në laborator.

8.Herpesi gjenital mund të transmetohet vetëm nëpërmjet seksit penetrues

E GABUAR

Virusi i herpesit gjenital është transmetuar nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik. Kjo mund të jetë nëpërmjet kontaktit gjenital ose kontakteve të tjera të lëkurës, me zonën gjenitale, që nuk janë domosdoshmërisht seksi vaginal dhe anal. Herpesi gjenital mund të transmetohet edhe nëpërmjet seksit oral kur njëri nga partnerët ka një plagë.

9. Herpesi gjenital mund të transmetohet vetëm kur ju keni dëmtime

E GABUAR

Virusi i herpesit gjenital mund të transmetohet shumë thjeshtë edhe kur ekziston ulcerë. Megjithatë shumë transmetime ndodhin edhe kur nuk ekzistojnë dëmtimet në trup. Kjo ndodh për shkak se shpesh, virusi i herpesit, është transmetuar edhe kur nuk ekzistojnë fare simptomat.

10. Nëse ju jeni në një marrëdhënie monogame dhe merrni herpesin gjenital, partneri juaj është duke kryer marrëdhënie seksuale me dikë tjetër

E GABUAR

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se partneri juaj është duke kryer marrëdhënie me dikë tjetër. Ju ose partneri juaj, mund ta keni marrë herpesin gjenital, shumë kohë më parë nga një partner tjetër dhe nuk keni qenë në dijeni. Simptomat e herpesit gjenital mund të jenë të buta dhe mund të mos vihen re. Virusi qëndron në trupin tuaj dhe mund të transmetohet, p.sh. gjatë gjithë jetës.