Mbarimi i mandatit të Llallës, PD sulmon SHBA dhe BE për Llallën – Lexo.al

Mbarimi i mandatit të Llallës, PD sulmon SHBA dhe BE për Llallën

Anëtari i komisionit të ligjeve Oert Bylykbashi në mbledhjen e komisionit që ishte mbledhur për të nisur procedurat për emërimin e Prokuurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm ,ka deklaruar se asnjë memo, duke iu referuar opinionit të OPDATE dhe EURALIUS lidhur me mandatin e Llallës dhe nisjen e procedurave për emërimin e Prokurorit të ri, nuk mund të zëvendësojë Kushtetutën.
“Asnjë memo s’mund të zëvendësojë Kushtetutën”, deklaroi Bylykbashi. Vetem pak minuta para mbledhjes se komisionit te ligjeve PD kerkoi qe ne shkelje te Kushtetutes Llalles t’i zgjatej mandati deri ne konstituimin e KLP. Pak a shume ne ‘mbrojtje’ te Kushtetutes te shkelej Kushtetuta.