Marubi i dërgonte letër Zogut: Kryeministër, m’i kthe lekët që më ke borxh, jam ngushtë – Lexo.al

Marubi i dërgonte letër Zogut: Kryeministër, m’i kthe lekët që më ke borxh, jam ngushtë

Në vitin 1928, Kel Marubi, një ndër më të famshmit e dinastisë Marubi, ishte edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror.

Kel Marubi ka fiksuar momentet të rëndësishme historike për Shqipërinë e asaj kohe e drejtuar nga Ahmet Zogolli, si kryeministër i vendit.

Një dokument nga Arkiva e Shtetit, sjell detaje mjaft interesante të raporteve të tij me kryeministrin Ahmet Zogu, në momentet kur Marubi po përpiqej të garantonte shkollimin e birit të tij, Geg Marubi.

Vinte nga një udhëtim në Paris, atje ku po shkollohej djali i tij dhe vendos menjëherë t’i shkruaj kryeministrit. Ministria e Arsimit nuk kishte dërguar të hollat për studentët shqiptarë  në Paris dhe Kel Marubi ishte detyruar të garantonte vetë të ardhurat për të birin, Gegën.

Me t’u kthyer nga Parisi, ai kërkoi nga kryeministri pagën që i takonte si fotograf, pasi siç shkruan ai, kishte mbetur “keq e më keq”, pasi të gjithë të ardhurat i kishte lënë te djali në Paris.

Letra e Marubit drejtuar Ahmet Zogut

Shkoder 11-XII-1923

Shkëlqesi!

Me ket shkres po vi me Ju lypë të falun për guzim qi po marrë me ju dërgue kët shkres, por nevoja madhe me ban qi të Ju besdisi Zotnin t’Uej.

Udha Parigjit më bani të harxhoj shum të holla tuj lanë djalit disa pare për me mujtë me jetue, shkaku se Ministria Aresimit s’i kishte pasë dergue borset për xansa të Parigjit në mos tjeter kështu me tha me goj të vetë Z. Dhemil Dino. Kështu Ju lutemi Zotnis t’Uej të keni mirësinë, por në kjoft qi Ju vjen për kollaj mem dërgue llogarinë e fotografive, e cilla përbahet prej Korona 686.

Më fal Zoti Kryeministër për besdi qi jam tu Ju dhanun, por besa Zotit gjindemi gushtë e gushtë fort. Rri përherë shërbtori i Zotnis t’Uej

Kel Marubi