Marina Fara harron ish-të fejuarin, poston foto intime me një mashkull tjetër – Lexo.al

Marina Fara harron ish-të fejuarin, poston foto intime me një mashkull tjetër

Marina Fara di si të tërheqë vëmendjen. Vajza e këngëares së njohur Eli Fara poston çdi ditë foto provokuese dhe seksi. Gjithçka mbi Marina Farën komentohet dhe gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos për jetën private.

Vitin e kaluar lidhja e më pas fejesa e Marinës me një biznesme ishte kryefjala e mediave. Por çifti nda në prill të vitit të kaluar. Pas kësaj, Marina u përfol për lidhje të reja, ku kujtojmë që gjatë verës u tha se ishte lidhur me një futbollist, por gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve.

Ndërsa ditën e sotme vetë ajo na ka prezantuar me partnerin e saj duke publikuar disa foto intime. Çifti shfaqen në shtrat duke u puthur, mirëpo Marina është kujdesur t’i fshehë fytyrën djalit prandaj identiteti i tij ende nuk dihet.

“Zyrtare”- shkruan Marina krah fotos së tyre.