Lëpijnë ku pështyjnë…dhe na falin një buzëqeshje plot jargë – Lexo.al

Lëpijnë ku pështyjnë…dhe na falin një buzëqeshje plot jargë

Nga Luçiano Golemi/

8 pa 5, alarmi, hidhesh  pupthi.

Nxitimthi  lëviz vendit dhe i ‘shkund’  të gjitha, bluza…çorapet, celsat…duart lëvizin çuditërisht shpejt ,por mendja jo, nejse!

Duke lidhur lidhëset e këpucëve, fiks në momentin kur je gati të plasësh derën dhe t’ja nisësh ditës, dëgjon refrenin e një kënge (që nuk ka pasur kurrë strofa) të një kronike monotone lajmesh:

“Peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetë…”- nis kronika e parë.

“Opozita zhvillon protestën e rradhës…” – vijon e dyta.

Pastaj…”Shkëputemi për një pauzë publicitare”  ja brof  folësja e lajmeve te mëngjesit.  Ç’a stresi!

Zbret shkallët e pallatit, përshëndet ndonjë fytyrë të vrenjtur të komshinjve që kanë dalë herët për të bërë pazarin dhe mat me preçizion kohën për të mbërritur në punë. Copëzën e rrugës e shtyn me kufje në vesh dhe vendos një këngë të rastësishme, pasi nuk e ke luksin të zgjedhësh në mes të rrugës.

Papritur  të shfaqet në ‘playlist’ një nga ato këngët e ‘lashta’ që je nisur ta fshish me dhjetra herë dhe ke harruar.

Ishte një këngë klasike ruse , s’e di si më kish’ mbërritur në telefon, por e dëgjova dhe e sinkronizova me ritmin e hapit dhe në pakuptimësi nuk më mërziti.

Nxitoja, nxitoja…kur ja, mu shfaq një bust i krekosur, që zbriti gjithë fodullëk nga makina dhe në një ‘frame-sekondi’ qeshi, ngriti dorën e djathtë dhe përshëndeti me imponim skenik operatorët e televizioneve që po filmonin hyrjen “gala” të parisë së vendit.

As pak sekonda, rrudhi buzët, mori pamjen që kishte pak para se të dilte sikur donte të thoshte : Na çan t**in…

Tenori buçiste  “Se merrja vesh ç’po thoshte”…aty u mpiva

Pastaj mu rrikthye  në kokë zëri i spikeres së mëngjesit që fliste për peshqit dhe protestën, u bashkua në klipin tim “mendor” edhe fytyra e poltikanit tyryfyl e mendja pyll që qeshi nga zorbelaja…muzika vazhdonte..sikur s’do mbaronte kurrë.

Erdhi makina e dytë, unë thuajse s’lëvizja, ora 8 e 55, sa vonë…

Zbriti “peshku I dytë”  me tollumba llustrafine, po i bërtiste shoferit, kthehu kokën, qeshi,  përshëndeti si “Star” që po i drejtohej “Hollywood Walk of Fame” .

Nivele brilante interpretimi, pa dale…prit pak…u takua me një kolege, u përqafuan, sa motivuese, një skenë e sinqertë…

Po kjo ishte ajo zonja që u zbath radhen e pare?

Po këta deri dje u shan, u rrahën, u grinë, u prenë…

Lëviza vendit…morra turnin me një vonesë të pajustifikueshme…hapa tv

Doli spikerja, ishte ajo e mëngjesit: Fillon seanca

Del i pari: Turp…

I dyti: T**p

I treti: “Mbyllet seanca”!!!

Këta ishin ithtarët, personat e kravatave dhe xhaketave. Këta gjuhë-gjatët që pështyjnë, lëpijnë, pështyjnë aq sa dashurohen dhe marrosen pas jargëve që i varen buzëve, dhe ashtu ata i buzëqeshin aparatit, kamerës, njerëzve, dhe nisin flasin për idealet, për shtetin, për shembujt, për të rinjtë…

Këta janë njerëzit më mestar që kam njohur, këta përhapin gënjeshtrat më të mëdhaja dhe frikërat më absurde, këta janë ata që bëjnë bilancin e çdo miqësie…

Të ngjashme