Lavrov: Armata siriane i ka pezulluar operacionet në Alepo – Lexo.al

Lavrov: Armata siriane i ka pezulluar operacionet në Alepo

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se ushtria e Sirisë i ka pezulluar operacionet luftarake në pjesën lindore të qytetit Alepo, ku kryengritësit i kanë nën kontroll disa territore të vogla, ka raportuar agjencia e lajmeve RIA, që operohet nga shteti i Rusisë.

Duke folur sot në Hamburg, ku po mbahet një takim i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov theksoi se në këtë mënyrë do të lejohet evakuimi i disa civilëve, që janë bllokuar në këtë zonë.

Pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, në Hamburg, zoti Lavrov tha se janë pajtuar që ekspertët amerikanë dhe rusë të takohen në Gjenevë më 10 dhjetor, për ta zgjidhur situatën në Alepo.

Qeveria e Sirisë, që është aleate e Rusisë, deri tash i ka refuzuar thirrjet për armëpushim.

Forcat e qeverisë së Sirisë i kanë rimarrë afro 75% të territorit në pjesën lindore të qytetit Alepo, gjatë javëve të fundit.

Prej vitit 2012, këto hapësira ishin nën kontroll të kryengritësve.

Të ngjashme