Kush është zëvendësuesi i Montelës? – Lexo.al

Kush është zëvendësuesi i Montelës?

Vladimir Petkovic shihet si zëvendësuesi ideal i Vincenzo Montellas.

Milani ka hedhur sytë nga trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic nëse Vincenzo Montella nuk i rikthen gjërat në vend.

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, drejtori sportiv i klubit italian, Massimiliano Mirabelli, ka zgjedhur Petkovic që të drejtojë Milanin.

E ardhmja e tij te Zvicra varet nga ajo se çfarë do të bëjë në play-off të Kupës së Botës, ndërsa edhe Montella nuk po kalon një sezon të mirë me Kuqezinjtë dhe mund t’i tregohet dera.

Petkovic e njeh mirë Serinë A pasi dikur ka qenë trajner i Lazios, nga korriku 2012 deri në janar 2014, kur u largua për Zvicrën.