Kuriozitet/ E dini se kush është golashënuesi më i mirë i finaleve të Europa League? – Lexo.al

Kuriozitet/ E dini se kush është golashënuesi më i mirë i finaleve të Europa League?

Do të luhet mbrëmjen e sotme finalja e Ligës së Europës mes Marseille dhe Atletico Madrid.

Kjo është finalja e dytë që luhet në Lyon. E para është luajtur në vitin 1986 mes Dinamos së Kievit dhe Atleticos, teksa kjo është hera e dytë që spanjollët luajnë aty.

Kuriozitet përbën fakti që golashënuesi i finaleve të këtij kompeticioni është Jupp Heynckes.

Gjermani, i cili këtë sezon drejtoi Bayernin e Mynihut, ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje kur luante me Borussia Moenchengladbah.

Ndërsa Kigan dhe Guilo kanë nga 4 gola të shënuar në finale të Europa League (asokohe ishte Kupa UEFA).