Kupa e Shqipërisë/ Ja oraret se kur do të luhen ndeshjet e kthimit – Lexo.al

Kupa e Shqipërisë/ Ja oraret se kur do të luhen ndeshjet e kthimit

Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku Kukësi do të presë Laçin, ndërkohë që Flamurtari pret në Vlorë Skënderbeun.

Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit do të luhet orën 15:30, orar ky i vendosur nga FSHF-ja me qëllim që ndeshja të luhet ditën edhe në rast se shkon me kohë shtesë, pasi stadiumi i Kukësit “Zeqir Ymeri” nuk ka ndriçim i cili lejon që ndeshjet të luhen natën. Ndeshja e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura 0-0, dhe një barazim tjetër pa gola do të bënte që skuadrat të luanin me kohë shtesë e ndoshta me penallti.

Takimi mes Flamurtarit dhe Skënderbeut do të luhet në orën 18:30, pasi të ketë përfunduar gjysmëfinalja e parë, ndërkohë që finalja e madhe është planifikuar të luhet në datën 27 maj.