Koreja e Veriut i tregon “dhëmbët” SHBA-ve, Trump i qetë: Nuk do ndodhë asnjë sulm ndaj nesh – Lexo.al

Koreja e Veriut i tregon “dhëmbët” SHBA-ve, Trump i qetë: Nuk do ndodhë asnjë sulm ndaj nesh

Koreja e Veriut thotë se mund të nisi raketa ndërkontinentale në cdo kohë, edhe nëse Pyongyang i ofron Donald Trumpit një rrugë për bisedime në të ardhmen.

Tensionet midis dy shteteve u rritën ndjeshëm që kur lideri Kim Jong Un deklaroi se vendi i tij ishte afër testimit të një rakete ndërkontinentale, e cila mund të dërgonte një armë nukleare në SHBA.

Sekretari amerikaniI Mbrojtjes Ash Carter e quajti një “kërcënim serioz” dhe tha se SHBA do të rrëzonte çdo raketë të drejtuar drejt saj.

Kina dhe Koreja e Jugut të hënën denoncuan Korenë e Veriut dhe paralajmëruan se testi do çonte në sanksione të tjera.

Pak opsione

Sanksionet strikte ndërkombëtare kane dështuar deri tani të parandalojnë Pyongyan për zhvillimin e programit nuklear.

“Çdokush që dëshiron të bëjë marrëveshje me Korenë e Veriut duhet të sigurojë një mënyrë tjetër të menduari pasi të ketë mirëkuptimin e saj”, thotë ministri I jashtëm amerikan.

Reagimi i Trump

Pas deklaratës se Kim Jong Un , Trump reagoi në Twitter.

“Koreja e Veriut deklaroi se është në fazat finale të ndërtimit të një arme nukleare që mund të arrijë SHBA-në. Nuk do të ndodhë!”

Analistët thonë se pavarësisht deklaratave të tij dhe dështimit të Obamës për të ndaluar Korenë e Veriut për zhvillimin e një arsenali nuklelar, SHBA ka ngel me pak opsione.

Gjithsesi mbetet për tu parë se ç’farë do të ndodhë gjatë presidencës së Trump.