Kjo është shuma marramendëse e diamanteve që kishte Rita në MTV – Lexo.al

Kjo është shuma marramendëse e diamanteve që kishte Rita në MTV

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora me paraqitjen e saj në MTV Europe Music Awards mori gjithë vëmendjen.

Ylli shqiptar u paraqit vetëm me rroba banje dhe një peshqir në kokë.

Për këtë paraqitje, Rita u shpreh me arsyetimin se kinse nuk ka mundur të bëhej gati.

Por, ndonëse me një robdishan e peshqir në kokë ajo që binte në sy ishin diamantet që i shkëlqenin rreth qafës.

E këto diamante të “Lorraine Schwartz” kushtojnë hic më pak se 7.8 milionë dollarë.

Njerëzit raportojnë se veshja e saj është nga Androgynous Palomo Spain, një nga të preferuarat e Beyonc.

Më vonë në shfaqje, Rita ndryshoi veshjen e saj në një version më të shkurtës të mantelit dhe mbathi atlete të bardha.