Këto janë shenjat e horoskopit që bëjnë gjithçka për dashurinë – Lexo.al

Këto janë shenjat e horoskopit që bëjnë gjithçka për dashurinë

Në emër të dashurisë njerëzit kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë disa prej sakrificave më të mëdha: dikush ka marrë trenin për të shkuar në shtetin fqinj, një tjetër i ka hipur avionit dhe ka shkuar në një kontinent tjetër etj etj, por nëse partneri/partnerja juaj nuk e bën diçka të tillë nuk do të thotë se nuk ju do, thjesht është shenja e horoskopit që ‘’vendos’’ për të. Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për dashurinë, hidhuni një sy nëse është e juaja apo e partnerit tuaj:

1.Dashi: Në qoftë se partneri/-ja juaj i përket shenjës së dashit konsiderojeni veten me fat, pasi dashët janë ithtarë të dashurisë së vërtetë dhe duan të përjetojnë sa me shumë emocione pranë partnerit.Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar.

2.Peshorja: Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet. Ato janë të gatshme të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin edhe në shpinën e një deveje për të shkuar prnë dashurisë. Por, sakrificat në emër të dashurisë nuk nënkuptojnë vetëm zhvendosje fizike, por edhe të bësh kompromise duke hequr dorë shpeshherë edhe nga dëshirat e tyre.

3.Virgjëresha: Virgjëreshat janë shumë pasionante në dashuri, por kur gjërat shkojnë keq ato braktisin menjëherë gjithçka. Vlerësojnë ndershmërinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe presin që partneri i tyre t’ua kthejë me të njëjtën monedhë, sipas “opinion”. Nuk u pëlqejnë lojërat, duan lidhje të qëndrueshme e të gjata, dashuria për ta është forca më e bukur që mund të udhëheqë jetën e një njeriu.