Kapen 104 kg kanabis, dy gra greke “spiunojnë” trafikantët shqiptarë – Lexo.al

Kapen 104 kg kanabis, dy gra greke “spiunojnë” trafikantët shqiptarë

Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar me sukses nga policia greke, duke bërë ët mundur sekuestrimin e 104 kg kanabis si dhe arrestimin e 4 personave, mes të cilave dy gra greke dhe dy shtetas shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave, një automjet i dyshuar për trafik narkotikësh është ndaluar ditën e sotme në Kalpaki,

Në automjetin që drejtohej nga një grua greke 33 vjeç, udhëtonin edhe një 20 vjeçare po greke dhe djali i saj 4 vjeçar.

Nga kontrolli i ushtruar, u zbuluan dhe sekuestruan 104 kg kanabis sativa, e cila dyshohej se po transportohej për në Pire. Në dëshminë e tyre, të arrestuarat i thanë policisë, se lëndën narkotike e kishin marrë në një rrugë rurale në Kalpaki.

Pas këtyre të dhënave, policia nisi aksionin për të kontrolluar zonën, nga ku u zbuluan dhe u arrestuan edhe dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 26 dhe 21 vjeç, si të dyshuar në trafikun e drogës.