Kamëz/ Luante “Balenën Blu” dhe tentoi të hidhej nga kati i 7, policia zbardh të vërtetën – Lexo.al

Kamëz/ Luante “Balenën Blu” dhe tentoi të hidhej nga kati i 7, policia zbardh të vërtetën

Disa minuta më parë u raportua se një fëmijë 12 vjeçar tentoi të hidhej nga kati i 7-të i një ndërtese në Kamëz, pasi ai lunate me lojën e Balenës Blu.

Ky ka qenë njoftimi që ka ardhur në numrin e emergjencave civile 112 në polici, pork a rezultuar se alarmi ka qenë fals.

Policia ka zbardhur të vërtetën përmes njoftimit të saj, duke theksuar se ka shkuar në vendngjarje dhe ka rezultuar se lajmërimi ka qenë fals.

Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet.

Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, Shiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikse.

Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarrac rreth kohës së telefonatës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile.