James Rodriguez – Bayern Munich, lajmi i fundit – Lexo.al

James Rodriguez – Bayern Munich, lajmi i fundit

James Rodriguez është shumë i dëshpëruar tek Bayern Munich.

Ylli kolumbian nuk e ka filluar mbarë aventurën e tij tek klubi gjerman, pasi në këtë verë u huazua nga Real Madridi, andaj edhe largimi i Ancelottit mund t’i përkeqësoj gjërat edhe më shumë.

Ardhja e Jupp Heynckes mund t’i sjell shumë probleme James Rodriguezit, pasi që në ditën e parë, trajneri i Bayernit i ka bërë me dije që ai ka besim në lojën e tij, por jo dhe shumë  nëse vazhdon të tregoj formën e dobët.

Kështu, kolumbiani ka kërkuar rikthimin tek Real Madridi, por që marrëveshja është për dy vite, e nëse ai vazhdon me formën e dobët, atëherë James mund të largohet në fund të këtij sezoni.