Itali, shqiptari bie nga 10 metra lartësi, në gjendje të rëndë – Lexo.al

Itali, shqiptari bie nga 10 metra lartësi, në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një shqiptar është rrëzuar nga një lartësi e madhe.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Via Nazionale Piemonte, në Savona.

38-vjeçari Edmond Ndou ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni, por duket se ka humbur ekuilibrin duke rënë prej një 10 metrash lartësi.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku gjendje e tij shëndetësore është shumë e rëndë.