Itali/ Dalin pamjet e bandës shqiptare që vodhën 50 banesa (Foto) – Lexo.al

Itali/ Dalin pamjet e bandës shqiptare që vodhën 50 banesa (Foto)

Policia italiane realizuar operacionin “ Mbretërit e vjedhjes” ku janë arrestuar 4 shqiptar që dyshohet se kanë bërë të paktën 50 vjedhje apartamentesh në Rimini, Pesaro-Urbino Modena të Italisë.

Policia ka publikuar edhe fotot e 4 shqiptarëve të arrestuar, bëhet fjalë për arrestuarve, një 25 dhe 35 vjeçar që rezultonin me precedent penal, ndërsa për dy të tjerët nuk jepet ndonjë informacion. Sipas autoriteteve italiane banda e shqiptarëve kishin vjedhur  më shumë se një kilogram sende ari.

Gjatë arrestimit përveç sendeve prej ari u gjetën edhe mjetet që përdornin për vjedhje si troko, leva, çelsa të ndryshëm, 4 celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Gjatë tentativës për vjedhje në 30 dhjetor të 2017 pronari i banesës në Saludecio arriti të mbante mënd targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano. Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.

Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës./e.e

Array
(
    [columns] => 1
    [size] => large
    [ids] => 428766,428767,428768,428769,428770,428771
    [src] => Array
        (
        )

)