Ish-mbrojtësi i Milanit vlerëson zgjedhjen e Tares: Askush si ai në Europë, vlen më shumë edhe se Pogba – Lexo.al

Ish-mbrojtësi i Milanit vlerëson zgjedhjen e Tares: Askush si ai në Europë, vlen më shumë edhe se Pogba

Jo më kot është shpallur edhe si drejtori sportiv më i mirë në Itali, Igli Tare është gjeniu që me zgjedhjet e tij të futbollistëve, ia ka bërë punën më të lehtë Inzagit në drejtimin e Lacios. Një prej basteve të fituara të Tares, ishte transferimi i mesfushorit Milinkoviç-Saviç.

Në një intervistë për “RMC Sport”, ish-futbollisti i Milanit, Luka Antonini ka vlerësuar zgjedhjen e Tares. “Milinkoviç-Saviç është një fenomen i vërtetë dhe mua më pëlqen shumë. Për mendimin tim nuk ka asnjë tjetër në Europë me karakteristikat dhe cilësitë e tij.

Lacio do të bënte mirë të kërkonte më tepër sesa 100 milionë për të. Madje mund të them se Saviç është më i mirë dhe ka karakteristika që Pogba nuk i zotëron”, ka thënë Antonini.