Isco: Duam të jemi lider të grupit – Lexo.al

Isco: Duam të jemi lider të grupit

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve

Isco e ka pranuar se Ligë e Kampionëve është speciale për Real Madridin dhe ai shpreson në fitore ndaj Tottenhamit.

Reali nesër ne Bernabeu do të takohet me skuadrën angleze, ku do të luftojnë për vendin e parë në grup.

“Liga e Kampionëve është speciale për Real Madridin. Ne nesër kemi një mundësi të bëhemi lider të grupit, ku shpresojmë të kemi një ndeshje të kompletuar, duke fituar dhe marrë tre pikë”, u shpreh spanjolli.

Ndeshja ndërmjet Realit dhe Tottenhamit do të zhvillohet të martën nga ora 20:45.

Të ngjashme