I kushtoi këngën ish të dashurit/ Shokon Fifi: ‘Ai ka vdekur’ – Lexo.al

I kushtoi këngën ish të dashurit/ Shokon Fifi: ‘Ai ka vdekur’

Balada e saj drithëruese “Zhurmë” ka qenë padyshim një prej këngëve më të komentuara këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”.

@visi_sax 😇 #zhurme

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official) on

Fifi bëri mbrëmjen e djeshme debutimin në skenën e Pallatit të Kongreseve me këngën që është komentuar si një dedikim që artistja i ka bërë ish të dashurit.

Por ndonëse ajo në këngë shpreh gjithë dashurinë e saj, në realitet gjërat mesa duket janë shumë ndryshe. E pyetur në prapaskenë se çfarë bëhej sot me djalin që ajo i ka dedikuar këngën, Fifi shokoi publikun duke u përgjigjur: “S’e di… Ka vdekur… Domethënë ka vdekur për mua!”