Hidhet shorti i Champions League/ Kukësi përballet me Sherif Tiraspolin – Lexo.al

Hidhet shorti i Champions League/ Kukësi përballet me Sherif Tiraspolin

Shorti i tureve kualifikuese të Champions League i ka vendosur kampionët e Shqipërisë të Kukësit përballë moldavëve të Sherif Tiraspolit në raundin e dytë. Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka do të luajnë me sistem vajtje-ardhje, më 11-12 korrik dhe 18-19 korrik.

Në raundin e parë do të luajë debutuesja kosovare, Trepça ’89, së cilës goglat i vunë përballë ekipin Vikingur nga Ishujt Faroe. Trepça do t’i zhvillojë ndeshjet me sistemin vajtje-ardhje më 27-28 qershor dhe 4-5 korrik.

Shorti i Championsit do të pasohet në orën 13 me atë për Europa League.

Në Europa League do të luajnë Partizani, Skënderbeu dhe Tirana. Ekipet e tjera të shqiptarëve që marrin pjesë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë janë Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës.

Tirana dhe Shkëndija do të ndeshen me njërën nga Trencin, Maccabi tel Aviv, Inter Baku, Dacia Chisinau, Shirak. Skënderbeu do të vihet përballë njërit prej Videoton, Ordabasy, Botev Plovdiv, Jagiellonia, Slovan Bratislava. Ndërsa Partizani me njërin mes Lincoln, Progres Mederkorn, Zaria Balti, Folgore.

Të ngjashme