Harubi, diamanti i rivierës shqiptare – Lexo.al

Harubi, diamanti i rivierës shqiptare

Kur e sheh për herë të parë nuk ta mbush syrin. Kjo lëvore e thatë me ngjyrë kafe të errët me fara të forta si guri nuk duket aspak e ngrënshme.

Në Shqipëri e njohim si xhixhibanoz, kecibanoz, cicibun, sqillo, por në këtë artikull do t’i referohemi si Harub.

Kur vjen puna tek emërtimet, njerëzit hezitojnë ta quajnë frut, por me siguri nuk bëhet fjalë për perime.

Zakonisht Harubi njihet si bishtajore krejt e çuditshme, madje cilësohet si produkti ushqimor më i veçantë natyror.
Në pamje të parë, Harubi nuk të ngjall oreks edhe pse është një nga prodhimet më të çuditshme të Mesdheut. Por thellë thellë, shprehja popullore “mos i shiko gunën, por punën” vlen më së miri për Harubin.

Emri “Harub” tingëllon shumë ekzotik dhe i një bote të largët. Por ajo që konsumatori shqiptar nuk e di është që bima e harubit që mban emrin botanik të “ceratonia siliqua” gjendet me bollëk në shumë zona të Shqipërisë si në Llogara ose në ishullin e Sazanit.

Pemët e xhixhibanozit janë shumë të rralla dhe plot vlerë. Ato përbëjnë një karakteristikë të veçantë të rivierës sonë.

Ngrënia e Harubit mund të transformohet në një eksperiencë çuditërisht fiksuese dhe të jep varësi për ta provuar sërish.

Farat e Harubit janë të forta. Ato nuk kanë tendencën të bymehen falë lagështirës ose të thahen më tej. Për shkak të rezistencës së lartë, farat e Harubit ruajnë të njëjtën peshë.

Shpesh ato janë përdorur si gurë peshe për të peshuar produkte të çmuara si floriri apo xhevahirë. Fjala “karat” që mat cilësinë e gurëve të çmuar dhe diamantëve, por edhe tregon pastërtinë e tyre vjen nga fjala “Harub.”f.f