Hamilton: Vetëm 3 motorë në dispozicion ? Kjo ta shpif – Lexo.al

Hamilton: Vetëm 3 motorë në dispozicion ? Kjo ta shpif

Kampioni i botë Lewis Hamilton thotë se ideja për ti limituar motorët në dispozicion të pilotët në vetëm tri në sezonin ardhshëm ta shpif.

Pilotët e kanë 4 motorë limitin në sezonin që u mbyll, përpara se të pësojnë penalitete dhe këto rregulla do të ndryshojnë në 2018 me qëllim për të ulur kostot.Sipas 4 herë kampionit të botës, kjo do të thotë që garuesit do të tregohen më pak agresivë dhe nuk do të sprovojnë në maksimum makinën.

“Nuk më pëlqen ideja që të shkojmë me tre. Kjo ta shpif. Sprinti i makinës është ajo që na mungon në Formula 1.

Rritja e kërkesës për të menaxhuar motorët në gara që të zgjasim jetëgjatësinë e tyre, kombinuar me peshën e makinës, që do të rritet vitin tjetër për shkak të sistemim mbrojtës “Halo”, e bën garën edhe më pak tërheqëse”, deklaroi Hamilton.

Të ngjashme