Gjermani/ Zjarr në qendrën e azilantëve, gjendet e vdekur shqiptarja – Lexo.al

Gjermani/ Zjarr në qendrën e azilantëve, gjendet e vdekur shqiptarja

Zjarri që përfshiu një qendër azilantësh në Gjermani i kushtoi jetën një refugjateje shqiptar.

Mediat gjermane raportojnë se zjarri ra në katin e dytë të ndërtesës në Clemensheim të Bad Driburg pasditen e të presm.

Si pasojë ka gjetur vdekjen një 28-vjecare shqiptare me aftësi të kufizuara e cila u gjet e pajetë në shtratin e saj. Autoritetet lokale bëjnë me dije se një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Sipas shtypitgjerman bëhet fjalë për një punonjëse në qendër,  e cila ka tentuar të ndihmojë  banorët.

Mbi 100 pjestarë të ekipeve të shpëtimit u mobilizuan menjëherë në terren duke mundësuar evakuimin e personave që gjendeshin në godinë.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende por hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.