I gjendet pistoletë pa leje, pranga 56 vjeçarit – Lexo.al

I gjendet pistoletë pa leje, pranga 56 vjeçarit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 56 vjeçar pasi iu gjend në banesë një pistoletë pa leje.

Mësohet se i arrestuari është Kujtim Çaushi, 56 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë ky shtetas, dyshohej se dispononte armë zjarri, ku gjatë kontrollit të ushtuar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit”