FOTOT/ Sulmet në Siri, rusët i vënë ‘zjarrin’ Trump, Macron e Theresa May – Lexo.al

FOTOT/ Sulmet në Siri, rusët i vënë ‘zjarrin’ Trump, Macron e Theresa May

Portretet e tre liderëve perëndimorë të cilët nisën sulmet ajrore në Siri janë djegur publikisht në Krime.
Fotot e Theresa May, Emmanuel Macron dhe Donald Trump janë vënë në flakë në sheshin kryesor të rajonit Simferopon në gadishullin e aneksuar nga Vladimir Putin në vitin 2014.

Ruslan Bablek, i cili përfaqëson rajonin në parlamentin rus tha: “Pjesë e këtij aksioni ishin të rinjtë”.

“Politikat agresive të Perëndimit kundër kombit sirian, një shtet sovran, janë të papranueshme. Por fatkeqësisht sot ligji ndërkombëtar është plotësisht i parespektuar.Është zëvendësuar nga dminimi i vetëm një opinioni. Atij perëndimor,” the Eivaz Umerov.

Një agjenci lajmesh krimeane, raportoi se: “Populli i Krimesë i konsideron sulmet e koalicionit perëndimor në Siri si një krim të vërtetë ndaj rregullave të Kombeve të Bashkuara”.

Array
(
    [ids] => 495612,495613,495614,495615,495617,495618,495619
    [src] => Array
        (
        )

)