FOTOT / Sakrifica e pazakontë e banorëve të Saukut për fëmijët – Lexo.al

FOTOT / Sakrifica e pazakontë e banorëve të Saukut për fëmijët

Qytetarët e Tiranës të cilët jetojnë në zonat informale duket se janë ndërgjegjësuar për lirimin e hapësirave të cilat janë zënë padrejtësisht ose që bëhen pengesë për zhvillimin e përgjithshëm të zonës ku ata jetojnë.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e rrugës “Danish Jukniu”, e cila ndodhet në një zonë tejet të populluar në Sauk, por që prej vitesh vuan nga mungesa e kanalizimeve dhe nga gropat.

Banorët i janë bashkuar këtij projekti duke pranuar që të lirojnë hapësirën e nevojshme për të ndërtuar rrugën e re, ku janë parashikuar investime në kanalizime, asfaltim si dhe në ndërtimin e trotuareve duke rritur në këtë mënyrë edhe sigurinë e fëmijëve apo dhe të rriturve që kalojnë çdo ditë aty.

Kreu i Bashkisë ka kërkuar disa herë mirëkuptimin e qytetarëve që të lirojnë vetë hapësirat e zëna në vite, pasi sipas tij, përfitues në radhë të parë janë vetë pronarët, jo vetëm sa i përket rritjes së vlerës së pronës së tyre, por edhe të zhvillimit të saj.