Fotot/ Makina elektrike kineze e 10.000 dollarëve – Lexo.al

Fotot/ Makina elektrike kineze e 10.000 dollarëve

Një makinë që i ngjan makinës elektrike Renault Twizy, me bateri plotësisht tw ngarkuar, mund të kalojë deri në 120 km.

Në CES 2017, në Las Vegas, është paraqitur një makinë e lirë me energji elektrike, Eli Zero, çmimi i së cilës do të jetë rreth 10.000 dollarë amerikanë.

Kompania kineze tha se kjo është një makinë dy vendëshe që plotëson nevojat themelore të transportit individual në qytete të mëdha. Megjithatë, duket se performanca e kësaj makine elektrike është modeste edhe për ngarje në zonat urbane, ku nuk zhvillohet shpejtësi e lartë.

Zero merr fuqi nga bateritë me kapacitet prej 4 kWh, ndërsa automjeti ka një masë totale prej 453 kg dhe është në gjendje të zhvillojë vetëm 37 km/h. Me bateritë e mbushura plotësisht është në gjendje të lëvizë nga 64 deri në 120 km, në varësi të kushteve të trafikut dhe mënyrës së vozitjes.

Për krahasim, i lartpërmendur Renault Twizy, me një mbushje të vetme mund të udhëtojë rreth 100 km, por edhe të zhvillojë shpejtësi prej 75 km/h.

Prodhues kinez nuk ka saktësuar se sa kohë është e nevojshme për të mbushur bateritë, por ka thënë se deri në fund të vitit 2017 do të fillojë prodhimin e modelit të ri Zero dhe se kjo makinë do të shitet me një çmim fillestar prej 10.000 dollarëve./GazetaExpress/