Fotolajm/ ‘Një zarf për kafe’, plas ironia me LSI pas publikimit të videoskandalit – Lexo.al

Fotolajm/ ‘Një zarf për kafe’, plas ironia me LSI pas publikimit të videoskandalit

Pas publikimit te videoskandalit në media ku kandidati për deputet i LSI-së, Viktor Tushaj i fuste një zarf në xhep simpatizantit të kësaj partie Gjovalin Gjini, si shpërblim për rolin që luajti në inskenimin e ngjarjes ka shpërthyer edhe ironia në rrjetet sociale.

Përmes një memo të shpërndarë në rrjetët sociale, qytetarët ironizojnë LSI, si një parti që blen vota. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, përkrah logos së LSI është vendosur edhe një zarf me lekë, ku shkruhet “për kafe”. Kujtojmë që kandidati Tushaj deklaroi se zarfi është zakon i shqiptarit kur bën vizitë në shtepinë e dikujt, edhe pse zakoni është që zarfi lihet në tabakane e kafes dhe jo në mënyrë të fshehtë. Gjithsesi me veprim e tij Tushaj pranoi se i ka dhënë lekë militantit të LSI.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e militantit të LSI-së, teksa ai po zbriste shkallët,  kandidati i  Lezhës, i futi një zarf në xhep të plagosurit.