FOTO/ Mirëmbajtje e përditshme për këndet rekreative në lagjet e Tiranës, më shumë siguri për fëmijët – Lexo.al

FOTO/ Mirëmbajtje e përditshme për këndet rekreative në lagjet e Tiranës, më shumë siguri për fëmijët

Ndërtimi i këndeve rekreative dhe atyre të lojërave për fëmijë në çdo lagje të Tiranës ishte një sipërmarrje jo e lehtë që u bë realitet falë edhe bashkëpunimit të shumë donatorëve. Por tashmë mirëmbajtja e tyre është një sfidë edhe më e vështirë, që kërkon angazhim dhe përkujdesje të përditshme nga ndërmarrjet bashkiake.
Ndaj për t’i mbajtur ato funksionale dhe të sigurta për fëmijët, punonjësit bashkiakë kanë përqendruar forcat, mjetet e materialet për ta fituar edhe këtë sfidë në funksion të fëmijëve e familjeve të Tiranës. Siç shihet edhe nga fotot, puna ka nisur me riparimin e të gjitha moduleve të lojërave të dëmtuara si dhe të gjithë aksesorëve të tjerë të këndeve, si stolat, koshat apo ndriçuesit. Natyrisht që fitorja e kësaj sfide të përditshme do ishte më e lehtë nëse edhe të gjithë banorët e Tiranës do të bashkëpunojnë për t’i mirëmbajtur këto kënde. j.j

Array
(
    [ids] => 524216,524225,524226,524227,524230,524224,524231,524228
    [src] => Array
        (
        )

)