Filmi i parë në Palestinë më 1896 nga kamera e vëllezërve Lumier (Video) – Lexo.al

Filmi i parë në Palestinë më 1896 nga kamera e vëllezërve Lumier (Video)

Kur shpikësit francezë të filmit, Auguste dhe Louis Lumiere krijuan kinematografinë, figurën e parë lëvizëse në vitin 1894, ata e dërguan një njeri me kamerë në Palestinë, për të bërë videon e parë të banorëve të atjeshëm, dy vite më vonë.

Për fat të keq, filmat patën humbur, derisa kompania parisiene, “Lobster Films” i rizbuloi ato në vitin 2007, shkruan thevintagenews.

93 filma janë gjetur në shitoren antike të Parisit, dhe të gjithë kanë qenë në gjendje të shkëlqyer.

Filmat të cilët japin pamjet e banorëve të Palestinës tregojnë për jetën e tyre të përditshme, të cilat tashmë mund t’i shihni në www.lobsterfilms.com

Më poshtë mund të shihni filmin e parë të regjistruar në vitin 1896 në Palestinë.