FIFA: Kupa e Botës, asnjë ndeshje nuk do të dalë X! – Lexo.al

FIFA: Kupa e Botës, asnjë ndeshje nuk do të dalë X!

Me shumë mundësi botërorët e ardhshëm nuk do të kenë ndeshje që do të mbarojnë në barazim. Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s, përveçse ka propozuar që botërori të ketë 48-të ekipe pjesmarrëse, ka hedhur edhe hipotezën që shmang ndeshjet me rezultat të barabartë.

Kjo do të thotë se nëqoftëse një takim për 90-të minuta përfundon në barazim, atëherë do të gjuhen 11 metërshat. Ky revulucion kërkon të shmangë tolerimet e ndeshjeve si dhe skuadrat që preferojnë lojën mbrojtëse.

Nuk dihet nëse kjo gjë do të ndodhë realisht, por për tifozët do të ishte një lajm i mirë pasi ekipet që preferojnë lojën e mbyllur po shtohen dita ditës.