Fier, nxirret nga polumbarët trupi i pajetë i 40-vjeçarit – Lexo.al

Fier, nxirret nga polumbarët trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Pas 6 orësh nga ngjarja e pazakontë, ku një 40-vjeçar u mbyt në rezervuarin e Petovës pasi tentoi të ecte mbi sipërfaqen e akullt, polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga ujo trupin e pajetë. Ngjarja u shënua ditën e sotme rreth orës 13.20, kur 40-vjeçari Hajredin Xhelo, një bari i zonës, ka qenë duke ecur nga kureshtja mbi shtresën e akullit të krijuar në rezervuarin e fshatit. Papritur ai ka rënë në ujë duke humbur jetën.

Familjarë të viktimës, baba i dy fëmijëve, kanë kërkuar mbërritjen e polumbarëve për nxjerrjen e trupit, por kjo ndërhyrje sipas tyre është bërë me vonesë.

Ngrirja e rezervuarit në këtë zonë cilësohet një fenomen i rrallë, çka ka tërhequr vëmendjen e banorëve, mes tyre edhe të viktimës së sotme.

Të ngjashme