Festat e fundvitit, Erion Veliaj ndez dritat e Pemës së Krishtlindjeve – Lexo.al

Festat e fundvitit, Erion Veliaj ndez dritat e Pemës së Krishtlindjeve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në prani të shumë fëmijëve, ka ndezur dritat e pemës së madhe të Krishtlindjeve, në sheshin “Skënderbej”.

Sheshi nuk është i vetmi vend i zbukuruar, pasi dritat janë ndezur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Qyteti i Tiranës i është bashkuar festimeve për festat e fundvitit dhe kryebashkiaku Veliaj ua dedikoi fesimet në mënyrë të veçantë fëmijëve. “Festat janë një kohë e bukur për çdo familje, janë periudha më e bukur e vitit, janë gjërat e vogla që na gëzojnë. Të kërkojmë më të mirën nga vetja dhe solidarizohemi me njëri tjetrin.

Shteti e bashkia nuk mund t’i bëjë të gjitha, por nëse shihni ndonjë person në hall, ndihmojeni. Tregoni që Tirana është bujare.

Nëse gjeni një familje a person që do ta ndihmoni, do ta mbyllni vitin si qyteti më solidar në Shqipëri,” tha Veliaj.