Erdogan vizitë zyrtare në Greqi, pas 62 vitesh “shkrihen akujt” mes dy vendeve – Lexo.al

Erdogan vizitë zyrtare në Greqi, pas 62 vitesh “shkrihen akujt” mes dy vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka mbërritur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Kjo është vizita e parë zyrtare e një Presidenti turk në Greqi pas 62 vitesh. Kreu i Shtetit turk do të zhvillojë takime me krerët e lartë të Greqisë, duke nisur nga homologu Prokopis Pavlopoulos apo dhe kryeministri Alexis Tsipras.