Emri/ Shqiptari bie nga kati i dhjetë i një ndërtese në Itali – Lexo.al

Emri/ Shqiptari bie nga kati i dhjetë i një ndërtese në Itali

Një shqiptar në Itali është aksidentuar në punë duke rënë nga kati i dhjetë i një ndërtese ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Via Nazionale Piemonte, ndërsa shqiptari që ra nga lartësia prej 10 metrash është Edmond Ndou, 33 vjeç.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte duke punuar në çatinë e një ndërtese kur ka humbur ekuilibrin dhe ra në tokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën