E jashtëzakonshme/ Kjo lojë ka futur në sherr shumë shqiptarë, zbuloni ku është e veçanta e saj – Lexo.al

E jashtëzakonshme/ Kjo lojë ka futur në sherr shumë shqiptarë, zbuloni ku është e veçanta e saj

Një lojë e publikuar në një prej faqeve ‘Funy’ në Shqipëri duket se ka tërhequr shumë vëmendjen e njerëzve.

Kjo lojë ka të bëjë me një status, ku shkruhet se një person kishte vajtur në parking dhe kishte parë që xhami i makinës ishte i thyer, dhe i kishin marrë portofolin që kishte brenda 120 euro.

Por rrengu vazhdon me tej, pasi ai thotë se hajdutit i kishte rënë telefonin në makinë dhe kishte lënë ‘Facebook’ hapur.

Madje ai shkruan se ka arritur të identifikojë personin, duke postuar edhe linkun e profilit të tij të ‘Facebook’.

Por e gjitha është një lojë, pasi kushdo që klikon tek linku i del automatikisht profili i vetë.

Shumë njerëz e kanë marrë me shaka, pasi e kanë kuptuar lojën, ndërsa ka pasur edhe nga ata që janë irrituar duke e kërcënuar se do të hakmerren ndaj faqes, duke e besuar realisht se bëhej fjalë për të.

Provojeni edhe ju, si dhe bëni shaka me miqtë tuaj. / Express/

 

Klikoni linkun

Të ngjashme