E gjithë policia zbarkon në Elbasan, luhet ndeshja….Partizani-Laçi – Lexo.al

E gjithë policia zbarkon në Elbasan, luhet ndeshja….Partizani-Laçi

Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes e vlefshme për Superligën, ndërmjet ekipeve të Partizanit dhe Laçit, e cila do të zhvillohet të nesërmen në orën 17:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë, për ndeshjen e nesërme do të jenë rreth 150 oficerë policie që do të sigurohen për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Në mesin e masave të marra nga ana e policisë, të cilat do të nisin të zbatohen që prej orës 15:00, konkretisht janë:

–  Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.

–  Nga “Kryqëzimi I Rrugës së Tapetave” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet  parkimi I automjeteve

–  Nga “Kryqëzimi I Romëve” deri  tek Kryqëzimi në dalje në Unazë nuk do të lejohet parkimi I automjeteve

–  Nga “Kryqëzimi  I  Romëve” deri tek “Kryqëzimi I Tapetave” nuk do të lejohet  parkimi dhe qarkullimi I automjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 150 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja

Po ashtu policia u bën thirrje të  gjithë  sportëdashesve  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të  çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm

Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth   Stadiumit,  nga  ora   16:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes,   të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 10  Dhjetor  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte  një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.