Durrës, kapen 2.3 kg heroinë në traget, 2 në pranga, 1 në kërkim (Foto/Video) – Lexo.al

Durrës, kapen 2.3 kg heroinë në traget, 2 në pranga, 1 në kërkim (Foto/Video)

Policia ka sekuestruar 2 kg e 300 gr heroinë, ndërsa ka arrestuar dy nga poseduesit, teksa njëri prej tyre është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Të arrestuar janë Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Bashkim Hasani 67 vjeç, banues po në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e personit të tretë E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2, 22 të Kodit Penal.

176c5d94-6379-47c3-bd70-758cd1cece02 851b043c-4672-4cbf-8ba4-c95b3dad8292 b26aab60-de2a-4f68-821a-d4ef05d4f44c f9d0577b-763e-46ec-bf96-76b472389d27