Dua e shpërndan një këngë që i kushtohet asaj – Lexo.al

Dua e shpërndan një këngë që i kushtohet asaj

Një fans i Dua Lipës, i quajtur Blaise, ia ka kushtuar asaj një këngë, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

Kënga është e shoqëruar edhe me një klip, në të cilin shfaqen disa imazhe të këngëtares shqiptare.

“E kam bërë një këngë për artisten time të re të preferuar”, kishte shkruar Blaise para se ta publikonte këngën.

“Mendoj se kam rënë në dashuri me Duan, Duan…”, është rreshti i parë i kësaj kënge, e cila i ka pëlqyer shumë këngëtares 22 vjeçare.

Ajo e shpërndau këtë këngë fillimisht në Twitter dhe pastaj edhe në Instagram.

Të ngjashme