Digjen dy makina në Lezhë. Një prej tyre përdorej nga kryetari i bashkisë – Lexo.al

Digjen dy makina në Lezhë. Një prej tyre përdorej nga kryetari i bashkisë

Dy automjete kanë marrë flakë pas mesnatës në një parking pallati në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.Mësohet se një prej tyre, në pronësi të një gruaje, është edhe Mercedesi fuoritradë i përdorur nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Në vendngjarje shkuan ekipe zjarrfikësish që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia që po heton shkaqet e rënies së zjarrit.

Hetuesit kanë marrë në pyetje disa persona dhe kanë sekuestruar pamjet e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes.

Të ngjashme