Detajet/ Ja si ndodhi aksidenti i kryer nga Aqif Rakipi, çfarë tregoi testi i alkoolit – Lexo.al

Detajet/ Ja si ndodhi aksidenti i kryer nga Aqif Rakipi, çfarë tregoi testi i alkoolit

Pas vetëdorëzimit në Komisariatin nr.2 të Tiranës të deputetit Aqif Rakipi për aksidentin me vdekje që shkaktoi në autostradën Tiranë – Durrës, dalin detaje të reja.

Mësohet se viktima S.S. 53 vjeç sapo kishte zbritur nga një furgon kur i preu rrugën befasisht makinës që drejtohej nga deputeti Rakipi.

Nga ana tjetër, policia që ka nisur hetimin deklaroi se Rakipi nuk rezultonte të kishte pirë alkool.

Testi i alkoolit, i filmuar me kamera trupi, ka rezultuar zero.

Po ashtu, krahas prokurorit të rrethit gjyqësot Tiranë, për aksidentin janë angazhuar edhe tre ekspertë të tjerë autoteknikë.

Të ngjashme