“Dashuri me shikim të parë”, historia e rojes maqedonas me vajzën nga Iraku – Lexo.al

“Dashuri me shikim të parë”, historia e rojes maqedonas me vajzën nga Iraku

Bobi Dodevski nuk supozohej të ishte në punë ditën me shi të marsit kur takoi atë që do të bëhej bashkëshortja e tij.

35­ vjeçari nga Maqedonia që punon si roje kufitare, pranoi që të zëvendësonte një koleg.

Mes qindra refugjatëve që shpresonin të kalonin kufirin, atë ditë pranë kufirit me Maqedoninë ishte dhe Noora Arkavazi, e cila kishte udhëtuar me familjen e saj nga Iraku.

20 ­vjeçarja la shtëpinë në Diyala, në fillim të vitit 2016. Ata udhëtuan më pas nga Turqia për në Greqi dhe nga aty kaluan në Maqedoni me synimin për të shkuar në Serbi, raporton agjencia e lajmeve INA.

“Ishte fat”, tregon 35­-vjeçari për njohjen me vajzën nga Iraku.

“Ëndërroja të jetoja me familjen në Gjermani”, thotë Arkavazi për AFP.

Ajo flet gjashtë gjuhë dhe kur mbërriti në kufi iu drejtua 35-­vjeçarit për shkak të aftësisë së saj në gjuhën angleze.

Vajza tregon se fillimisht nuk e besoi, por Bobi ia përsëriti propozimin 10 herë.

“I thashe, po tallesh”, tregon Noora. “Por ai e përsëriti 10 herë, ‘do të martohesh me mua?”. Në fund ajo pranoi.