Çmenden në Madrid, duan Neymar për shifra të çmendura – Lexo.al

Çmenden në Madrid, duan Neymar për shifra të çmendura

Real Madrid ka përgatitur një investim prej 400 milionë euro për të fituar shërbimet e Neymar për sezonin e ardhshëm. Sipas Marca, kërkesa për yllin brazilian është konsideruar thelbësore, konkurruese dhe ekonomike, një prioritet në strategjinë e merkatos që do të nisë më 1 korrik, për të riprodhuar ambiciet e klubit: çfarë dysheje do të jetë me Ronaldon?

E mundshme? Apo jemi në kufijtë e tejkaluar të merkatos? Sipas Marca, dështimet e Zidane do të bëjnë që drejtuesit të binden për të marrë lojtarë që bëjnë diferencën. Si lojtari kampion i PSG, faktikisht.

Në Madrid ata janë të vetëdijshëm për vështirësitë në lidhje me blerjen e kartonit të Neymar, por synojnë të “veprojë me respekt të plotë dhe absolut”.

Nëse Real Madrid bën për vete Neymar, do të ishte një goditje e keqe për Barcelonën, edhe nëse Coutinho ka mbërritur aktualisht. Korrikun e kaluar, Neymar kishte lëvizur nga Barcelona te Paris Saint Germain për 222 milionë euro. A është e mundur që pas një sezoni klubi parizien të lejojë atë të largohet? Ndër të tjera, në Champions League do të ketë përballje midis Realit dhe PSG. Kalimi … i pamundur.

Të ngjashme