Çfarë duhet të bëni nëse bini në binarët e një metroje? (FOTO) – Lexo.al

Çfarë duhet të bëni nëse bini në binarët e një metroje? (FOTO)

Në Shqipëri nuk ka metro, por megjithatë kjo nuk duhet të na ndalojë për t’iu dhënë disa këshilla mbi rrezikun që mund të na vijë nga ato, nëse udhëtojnë në vende ku metroja përdoret gjerësisht.

Ata që punojnë në metro bëjnë çdo përpjekje për të garantuar sigurinë e pasagjerëve, por aksidentet ndodhin. Ka njerëz që bien në shinat e metrosë, diçka që ndodh lehtësisht gjatë orëve të pikut, dhe në shumë raste pa shanse për të shpëtuar.

Mungesa e njohurive në këtë rast mund të çojë në fatalitet.

Çfarë nuk duhet të bëni: Mos u mundoni të ngjiteni vet sepse ka një rrjet elektrik nën platformë që mund t’iu jap një goditje fatale nëse e prekni.

Çfarë duhet të bëni: Nëse nuk mund të shihni që treni po vjen, ju duhet të vraponi në mes binarëve në drejtimin që ai lëviz, deri në pikën ku treni ndalon. Në të njëjtën kohë thërrisni me zë të lartë për ndihmë për të njoftuar dikë nga punonjësit e metrosë.

Nëse treni po afrohet dhe ju nuk keni më kohë, shtrihuni menjëherë në mes të binarëve dhe mbuloni kokën me duar.

Distanca mes këtij hendeku dhe pajisjeve poshtë trenit është rreth o.5 metra, kështu që nëse shtriheni saktë, asgjë nuk do t’iu ndodhë.

1 2 3

Të ngjashme