“CEZ”/ Prokuroria pas dëshmisë së Shkëlzenit: Policia ta shoqërojë me forcë Nue Kalajn – Lexo.al

“CEZ”/ Prokuroria pas dëshmisë së Shkëlzenit: Policia ta shoqërojë me forcë Nue Kalajn

Prokurorët e dosjes CEZ i kërkojnë policisë të gjej Nuel Kalajn personin e përfolur si negociator i privatizimit të OSH në CEZ shpërndarje gjatë qeverisë së ish kryeministrit Berisha.

Burime nga akuza sqaruan për ReportTv se Kalaj nuk i është përgjigjur dy flet thirrjeve të dërguara në një adresë të tij në Tiranë dhe në këto momente është kërkuar shoqërimi i tij i detyruar.

Por Kalaj prej disa kohësh rezulton se është jashtë shtetit ndërsa ndihmë për shoqërimin e tij në prokurorinë e Tiranës është kërkuar dhe nga autoritetet kosovare.

Pas rihapjes së hetimeve për skandalin e privatizimit të CEZ shpërndarje të cilat u urdhëruan nga gjykata, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit kanë dëshmitar deri më tani Shkëlzen Berisha dhe ish ministri energjitikës Genc Ruli.