CEZ dhe baltosja e padrejtë e PD, nga Berishët – Lexo.al

CEZ dhe baltosja e padrejtë e PD, nga Berishët

Mero Baze/

Një qytetar I Kosovës, I lidhur me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, është paguar si “konsulent privat”, (jo kompani) me 7 milion euro, për  të cilat I është mundësuar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri, ti tërheq në “cash” në një ditë, duke humbur gjurmët e transaksioneve të mëtejshme. Shtetasi quhet Nue Kalaj, dhe ka edhe një emër tjetër në Francë, Noel. Ai nuk zotëron ndonjë kompani konsulence , por thjesht si person kontakti I familjes në pushtet në Shqipëri në atë kohë, me kompaninë çeke CEZ, është paguar me një shumë marramendëse, që zor se paguhet dhe një kompani me famë ndërkombëtare, në rast se do të ishte realisht konsulente  e procesit të privatizimit.

Është e qartë që janë paret e korrupsionit me të cilat duhet të paguhej Familja për nderin që u bënte çekëve në kushtet skllavëruese të privatizimit të shoqërisë shtetërore OSHE,  e cila po ashtu dështoi katër vjet më vonë.

Dlali I kryeministrit bëri mirë që nuk e përgënjeshtroi  dhe nuk dha detaje nga historia e raporteve të tij me këtë sekser, por u mjaftua duke sulmuar Taulant Ballën. Mirë ka bërë. Çdo fjali e thënë tani, kërkon shumë kujdes dhe mend, se mudn ti përdoret në gjyq dhe të paktën ai ka treguar kujdes.

Problemi që hap ky transaksion I provueshëm nga ana juridike, është shumfish.

Së pari është problem I argumentimit të një fature prej 7 milionë euro, për një njeri që nuk ka kompani, të paguara nga një kompani e madhe shtetërore sic është CEZ. Meqë Çekia është vend I Bashkimit Evropian dhe Brukseli është angazhuar në betejën kundër historisë së korrupsionit në Shqipëri, ky transaksion, jo vetëm që duhet të jetë objekt hetimi në Shqipëri, por duhen gjetur mekanizmat ligjorë që procesi të hapet dhe ndaj kompanisë çeke në Pragë, për të provuar që ata e kanë të argumentuar pagesën 7 milion euro për një njeri me dy emra, që jeton mes Francës e Kosovës dhe që tërheq paret në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Fare mirë aim und të oaguhej në Pragë, apo Kosovë, dhe nuk kisjhte pse I merrte “cash” në Tiranë. Kjo tregon më shumë se ku duhet ti linte ato pare dhe jo ku duhet ti merrte.

Për të paguar një kompani konsulence, nevojitet një situacion pune, një vëllim I provueshëm pune, dhe një sër elementsh të tjerë juridikë dhe financiarë që provojnë se pagesa ja ka vlejtur. Personi në fjalë ka qenë ndërmejtës jo formal I gjithë procesit të afrimit të CEZ me Berishën dhe në fund triumfator I blerjes së OSHE nga CEZ, duke tërehqur 7 milion euro në “cash” në Tiranë. Është e qartë se janë detyrime për dikë tjetër në Tiranë, ndryshe nuk kishte si ti binte me thes nga Çekia apo Franca.

Së dyti formalisht duhet parë aspekti fiskal I kësaj pagese, ku ka qenë I rregjistruar perosni që i ka përfituar, ku e ka paguar dividentin dhe ku I ka çuar paratë më tej, pasi I ka tërhequr në “cash”. Bankat shqipatre të nivelit të dytë të plasin buzën, po tu këkrosh dhe shtat mijë euro në “cash” dhe jo 7 milionë. Me siguri që mbi bankën ka pas presion politik për pagesën dhe për këtë duhet të dëshmojën dhe drejtuesit e kësaj banke. Është e njëta bankë që pranoi dhe siguracion fallco për blerjen e ARMO nganjë sportel I saj ku sërish ishin të përfshirë berishët.

Së treti emri I këtij personi, është përmendur nga vet Berisha dy vjet më parë, në debatin me Gjiknurin, duke I dal të keqes përpara dhe duke deklaruar, se “ju doni të lidhni djalin tim me këtë person”. Kjo tregon se Berisha e di se ku e ka problemin me ryshfetin në këtë privatizim.

Së katërti duhet nëse ka gjurmë konkrete konsulence nga ky person në kontratën e disfavorshme, që qeveria shqiptare lidhi me CEZ në atë kohë . Nëse ka, është e qartë se kemi të bëjmë me një sekser në dëm të shtetit shqiptar të lidhur me berishët, nëse nuk ka, aq më keq, kemi të bëjmë thjeshtë me një korreir parash për berishët.

Së fundi, por që është dhe më e rëndësishme, duhet të mos përziejmë fushatën elektrale të 2009 me këto pare, si një ngajrje reale, por vetëm si maskë e berishëve për të marrë gjoba.  Nuk duhet të impesionohemi shumë, sa herë ka udhëtuar ky me Shkëlzenin nga Riansi, apo sa herë janë parë bashkë, por të verifikohen gjithë kontaktet zyrtare të tij me shtetin shqiptar të asaj kohe.

Pagesa në “cash” para zgjedhjeve, më shumë sesa dëshmon për fiancimin e zgjedhjeve problematike të 2009, tregon malinjitetin e berishëve për të vjedhur në emër të PD dhe nevojës së saj për finacime të pista.

Të jeni të sigurtë, se berishët nuk pagujnë për këtë çështje, nuk paguajnë kurrë për PD por paguhen në emër të saj. Thjesht kan dash të duken, sikur u duhen paratë për PD dhe I kanë futur në kasafortat e tyre, për të financuar sot instrumente të pastrimti të pareve, siç është ai dyqani I brekëve në bllok.

Është një histori tipike e berishëve, si tërheqjet “cash” të 1.7 milion eurove për llogari të Fazlliçit, për shitjen fiktive në Qipro të kompanisë, apo pagesën fiktive për BG&R në vitin 2005, ku me letra u paagua 500 mijë dollar dhe ndërkohë 1 milion dollarë, ju paguan në “cash” në Maqedoni përmes një klani shqiptarësh të Kosovës në Hamburg, që më vonë bën biznes me berishët në lojrat e fatit në Shqipëri. Edhe këtu u përzie Fazlliçi.

Pra steripotipi I ryshfetit është kalsik I berishëve, dhe lidhet gjithnjë me “çështej parimore” siç janë fushatat elektorale apo zgjedhjet. Është I njëjtë si ai ryshfeti 1 milionë dollarë, që Fazlliçi, u mori në emër të Luzlim Bashës, dy biznesmenëve amerikan për një biznes telefonik, siç e ka denoncuar dhe BIRN. http://www.gazetatema.net/web/2014/10/23/investigimi-marreveshja-me-albtelekomin-i-kushtoi-fazllcit-1-milion-dollare-per-te-blere-politikanet/

Pra steriotipi i grabitjeve të berishëve, është gjithnjë ryshfeti në emër të PD, sic ndodhi dhe me privatizimet e fundit të vitit 2013 që nga TEC e deri tek HEc I Cërrikut.

Nëse në këtë vend do të vendoset një herë drejtësia, gjëja e parë që duhet bërë, është të nis hetimi pikërisht për këto afera të cilat mes të tjerash kanë keqpërdorur dhe “financimin elektral të PD”.Por mos prisni ta bëj këtë kryeprokurori I tanishëm, pasi ai është I zënë, me shitje belrje toke po me “shokët” e Shkëlzenit nga Liqeni.

Edhe pse nuk kam ndonjë dëshirë të mbroj PD në këtë rast, jam I sigurtë, se asnjë lek nuk ka shkuar tek PD, por sic kanë vjedhur çdo gjë tjetër, berishët kanë vjedhur dhe në emër të PD.

Biles këto hetime duhen rihapur pikërisht për të ndarë PD nga banda  e berishëve, të cilët vazhdojnë ti rrijnë ngjitur asaj, pikërisht për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Një lidership I ri I PD, që do të kishte vetëm pak kurajo të shkëputej nga Berisha, nuk do të kishte nevojë të bënte betejë politike me të, por ti ndërpriste berishëve spekullimet prej miliona që kanë bërë, gjoja në emër të PD. Ky është rast tipik, dhe I provueshëm, njësoj si rastet e tjera ai I 2005 2007 2013, etj.

Mos u shpërndani kot, të akzuoni PD se ka mar lek për fushatë, por shikoni se si kanë vjedhur berishët, në emër të PD dhe aty do të kuptoni dramën e asaj partie, që po degradon për të mbrojtur këtë bandë hajdutësh, e pafuqishme për tu shkëputur prej tyre. Biles ky është shpjegimi përse berishët nuk e lëshojnë oborrin e SHQUP. Nga një minerë floriri për tu pasuruar, tani e kanë shpellë për të ruajtur florin që kanë vjedhur.

Të ngjashme