Batutat/ Rama fëmijës në Kombinat: Ca bën ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare. Vitin tjetër do i japim librat falas – Lexo.al

Batutat/ Rama fëmijës në Kombinat: Ca bën ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare. Vitin tjetër do i japim librat falas

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria do të rimbursojë për të sëmurët diabetikë jo vetëm insulinën për popullatën, por edhe fishat për të gjithë fëmijët duke nisur që nga muaji janari.

Teksa pritej si mysafir në një familje në kombinat, Rama i dha një dhuratë (një libër), vajzës së madhe të familjes, e cila është e prekur nga diabeti. “Libra, libra, këto duhet të lexosh”, tha Rama.

Mes të tjerash ai u rikthye pas në kohë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ai tha se shpesh herë bënte xhiro me taksi që të merrte vesh se çfarë ndodhte në kryeqytet.

“Më vjen shumë keq që jam shkëputur nga taksitë, se i kisha si parametër. Dilja natën dhe shihja punimet. Merrja një taksi dhe i thoja ‘jepi, fillo’. Me taksitë mëson çdo gjë”, tha Rama.

Mes të tjerash ai nuk kurseu as batutat, ndërsa iu drejtua djalit të vetëm të familjes ku shkoi për vizitë.

Rama: Në çfarë klase je ti?

Vajza: Jam në klasën e dytë

Rama: Vitin tjetër do i japim librat falas. Me ato lekë prindërit do blejnë të tjera gjëra jashtëshkollorë. Kështu do shkojë kjo punë, avash avash.

Babai: Unë jam taksist.

Rama: Punë e vështirë. Mua më vjen keq se jam shkëputur nga taksitë, sepse më parë i kisha barometër, se rrija natën që shikoja punimet. Hipja në një taksi dhe i thoja ‘jepi tani’.

Rama-vajzës së madhe: Sa larg e ke shkollën?

Vajza: Gjysmë ore.

Babai: Jo gjysmë ore moj babi, 10 minuta.

Rama: I duket gjysmë ore se shkon me përtesë. Në çfarë klase je ti?

Vajza: Në klasë të gjashtë.

Rama-djalit: Qenkeni në një klasë, po ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare. Apo kështu jeni ju të Kombinatit.