Basha tani edhe kundër Interpolit: Rama hoqi nga sistemi i të kërkuarve kriminelin e tij – Lexo.al

Basha tani edhe kundër Interpolit: Rama hoqi nga sistemi i të kërkuarve kriminelin e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sonte për bandat dhe familjet mafioze në Shqipëri. Basha tha se këto emra dhe familje mafioze që ka denoncuar gjatë kësaj kohe, kanë shantazhuar opozitën dhe liderin e saj.

Kreu i PD ka nxjerrë emra konkretë duke thënë se janë të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. Sipas Bashës, Durim Keçi është një nga emrat të njohur për aktivitetin e zgjeruar kriminal në zonën e Shijakut, por që ka miqësi me eksponentë të lartë në PS.

“Durim Keçi është mbështetës i Partisë Socialiste dhe me porosi të Ramës emri i tij u hoq nga sistemi i personave të shpallur në kërkim. Ai u rifut në sistem vetëm 2 ditë para vizitës së Ramës në Romë, sepse atje do t’i kërkonin llogari. Dhe Keçi është arresuar vetëm pak ditë më parë sepse Rama e shiti për llogari të familjes Avdyli” – tha Basha në Opinion.

Sipas tij, tabulatet telefonike mes Ramës dhe Keçit mund të zbardhin bisedat e tyre dhe mund të vërtetojnë afrimitetin që kanë pasur.