Basha ndryshon qëndrimin në Gjermani: Mbështes hapjen e negociatave – Lexo.al

Basha ndryshon qëndrimin në Gjermani: Mbështes hapjen e negociatave

Zhvillimet dramatike ne 2 javet e fundit ne vend me dhunen me mbeshtetje politike te opozites ne ‘Rrugen e Kombit’, me arsyetimin e takses, si dhe skenat e dhunshme ne Kuvend nga ana e deputeteve te PD- LSI, ne prag te hapjes se negociatave mes Shqiperise dhe BE, krijuan gjeresisht opinionin se PD- LSI ne keto momente shume deciziv per Shqiperine, kishin nje axhende krejt tjeter ne lidhje me integrimin. Sot kryetari i PD Lulzim Basha eshte detyruar te bej hapa pas duke u shprehur qe nga Berlini ku ndodhet për takime me zyrtare te larte atje dhe ne nje lidhje live permes FB, ka komunikuar se opozita ka marre “mbështetjen e grupit CDU-CSU ne parlamentin gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendim qe do merret pas rekomandimit te Komisionit Evropian”.


“Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit por dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara ne luften kundër krimit të organizuar, reformen ne drejtesi, reformen e administrates, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkemburam sic e tregoi rasti i fundit i Kukesit…

Të gjitha këto jane shqetesime te thella per partneret tane, janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të cmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të cmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërine, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, per te cliruar ekonomine nga monopolet dhe oligarkia, pra përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar qe të fuqizojmë betejën tonë si opozitë per nje Shqiperi te cliruar nga padrejtesia, nga perqendrimi i pushtetit ne nje dore te vetme. Diskutimi i parë sot në Bundestag ka shkuar shumë mirë”, tha Basha.j.j